Kryeministri: Te Haradinajt, dhëndurët e qesin plehun
Kryeministri Ramush Haradinaj, në emisionin “Jeta në Kosovë” foli edhe për dhëndrin e tij, Liridon Dervishajn, që erdhi në krye të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Lajme
Kur u pyet pse u desht që dhëndri i tij të emërohet në këtë pozitë të lartë, Haradinaj u e pranoi se “hiç s’është dashtë…”
“Hiç s’është deshtë, hiç s’është deshtë, ka mujt me bo naj punë tjetër, po ka ndodhë qashtu..”, tha ai.
Ndërsa thënien se “mbreti edhe dhëndrit ju ka çu n’kamë”, Haradinaj iu përgjigj “Te na është ma ndryshe”.
“Haradinë jem na, ndryshe është pak. Te na e qesin plehin dhëndurët, qishtu thojnë ka na”, u përgjigj kryeministri.
Përgjigjen e Ramush Haradinajt për dhëndurët mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: