​KGJK-ja ndryshon përbërjen e Komisionit Vlerësues, emërohen Milenkoviq dhe Bislimi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka ndryshuar përbërjen e Komisionit Vlerësues, pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Fidan Hoxha dhe gjyqtares Arjeta Sadiku si anëtarë të Këshillit. Me 10 vota për dhe asnjë kundër, KGJK-ja ka ndryshuar vendimin paraprak, duke caktuar gjyqtaren Ivana Milenkovićqnë vend të gjyqtarit Hoxha, ndërsa gjyqtari Besnik Bislimi është caktuar në…

Lajme

10/09/2026 10:08

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka ndryshuar përbërjen e Komisionit Vlerësues, pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Fidan Hoxha dhe gjyqtares Arjeta Sadiku si anëtarë të Këshillit.

Me 10 vota për dhe asnjë kundër, KGJK-ja ka ndryshuar vendimin paraprak, duke caktuar gjyqtaren Ivana Milenkovićqnë vend të gjyqtarit Hoxha, ndërsa gjyqtari Besnik Bislimi është caktuar në vend të gjyqtares Sadiku.

“KGJK-ja, duke marrë parasysh përfundimin e mandatit të gjyqtarit Fidan Hoxha dhe gjyqtares Arjeta Dika si anëtare të Këshillit Gjyqësor, si dhe nevojën për sigurimin e vazhdimësisë në punën e Komisionit Vlerësues, duhet të bëjë ndryshimin e këtij vendimi dhe të emërojë anëtarët e rinj të këtij komisioni. Sipas vendimit paraprak, ka qenë e caktuar kryetarja e Gjykatës, Miftar Tahiri, nga Gjykata Themelore në Ferizaj, anëtari i dytë Artan Abazi, anëtar i KGJK-së, Fidan Hoxha dhe gjyqtare rezervë Arjeta Sadika. Duhet të bëhet ndryshimi i këtij vendimi”, tha ai.

Ndërkaq nga Asambleja e Kryetarve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës kanë dalë dy rekomandime të përsëritet kërkesa buxhetore, në mënyrë që të merret parasysh gjatë rishqyrtimit eventual të buxhetit, dhe si rekomandim tjetër, zbatimi i brendshëm i Rregullores për Gjykatat, në mënyrë që të bëhet unifikimi i praktikës gjyqësore.