lajmi.net

E thotë rektori: Në Universitetin e Prishtinës ka plagjiaturë

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, tha se po punojnë që të rrisinë cilësinë në UP.

Lajme

21/12/2017 19:27

Ai tha se në UP pranohen studentët ata që e meritojnë, por edhe stafi që e meriton. Dema ka folur për kriteret e avancimit. ‘Nuk ka më të pranuar që nuk i plotësojnë kushtet, profesorët nuk pranohen nëse nuk i plotësojnë kushtet”, theksoi Dema.

Për plagjiaturën në Universitetit të Prishtinës, i pari i UP-së, tha se mund të ketë raste dhe kjo është prezentë edhe në vendet e tjera. “Këto dukuri negative janë prezentë edhe në vendet e tjera. Unë kam, pasur takime dhe me krimet ekonomike dhe kemi kërkuar ndihmë për këtë”, tha ai.

Dema për buxhetin e vitit 2018, tha se është i vogël.

LM