Flamur gjigant i UÇK-së është vendosur në objektin e Komunës së Lipjanit
Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në objektin e Komunës së Lipjanit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka publikuar edhe pamje nga ky aktivitet. Vendosja e flamurit vjen pak ditë para 16 shtatorit, kur në Hagë pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj ish-krerëve…
Lajme
Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në objektin e Komunës së Lipjanit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka publikuar edhe pamje nga ky aktivitet.
Vendosja e flamurit vjen pak ditë para 16 shtatorit, kur në Hagë pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.