Kurti për vendimin e Hagës: Presim që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre, lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë, pasi dje është votuar në Kuvendin e Kosovës Qeveria Kurti 4. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë mbledhje ka folur për vendimin që Gjykata Speciale në Hagë pritet ta marrë të mërkurën, më 16 shtator në lidhje me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai…
Lajme
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë, pasi dje është votuar në Kuvendin e Kosovës Qeveria Kurti 4.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë mbledhje ka folur për vendimin që Gjykata Speciale në Hagë pritet ta marrë të mërkurën, më 16 shtator në lidhje me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka thënë se të gjithë po presin vendimin e kësaj Gjykate, e që ka thënë se duhet të jetë lirues.
“Pasnesër, pas dy ditësh Kosova ne të gjithë presim vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli. Për ne është gjithçka e qartë, populli i Kosovës, rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe kundrejt një pushtuesi i cili kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Besojmë e urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre e pranë familjeve”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/