ZYRTARE: Bayern Munich prezanton përforcimin e ri
Bayern Munich ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të Hoffenheimit, Sandro Wagner.
Sport
Bayern Munich ka prezantuar përforcimin e ri.
Skuadra kampione nga Bundesliga ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të Hoffenheimit, Sandro Wagner.
“Jam shumë i lumtur, sot për mua përfundon një rrugë e gjatë sepse kthehem në shtëpi te klubi im”, u shpreh Wagner, përcjell “lajmi.net”.
“Bayern është klubi më i mirë në Gjermani dhe një prej më të mirëve në botë. Kur erdhi oferta, nuk kam menduar dy herë”, theksoi ai. /Lajmi.net/