“Ironman” nga Korea, FX-2 i jep krahë fantazisë
Ndërtimi i një kostumi si ai i “Ironman” është ende shumë larg, por FX-2 ka hedhur hapa mjaft të rëndësishëm në këtë drejtim.
Auto & Tek
FX2 është roboti gjigand i një kompanie koreano jugore që drejtohet nga një njeri i ulur brenda tij. Sipas kompanisë “Rainbow Robotics”, qëllimi i FX2 është t’i bëjë njerëzit më të fortë dhe më të lëvizshëm.
Tentativa e parë duket mjaft premtuese dhe FX2 paraqet shkathtësi mjaft më të mirë se robotët e tjerë në të njëjtën fushë. Aplikimet e tij në fabrika, uzina e kantierë do të ishin të pafundme dhe nuk ka dyshim që edhe përdorimi ushtarak është mes mundësive,transmeton Top Channel.
Fx2 sigurisht që ka ende rrugë për të bërë dhe do të duhet ende kohë për ta krahasuar realisht me krijimin e Tony Stark, por fillimi i mirë është gjysma e punës.