Politikani që i “duhet” më së shumti Kosovës, Sem, politikani robot që do të kandidojë në 2020
Një politikan që nuk i harron premtimet, me të cilin mund të flasësh kur të duash dhe që është në gjendje të analizojë problemet e çdo fushe, të gjejë zgjidhje që respekton kërkesat e të gjithëve.
Auto & Tek
Fantashkencë? Jo, thjesht një zhvillim teknologjik. Me këtë qëllim lindi në Zelandën e Re Sam, roboti politikan që do të revolucionarizojë jetën e qytetarëv, dhe pse jo të kandidojë në zgjedhjet e 2020.
Kush është Sam?
Ka pak muaj jetë dhe tashmë flet me përdoruesit vetëm përmes çatit të Facebook, Messenger. Përgjigjet për një paketë të përcaktuar pyetjesh që i përkasin tematikave kryesore politike, si emigracioni, shëndeti, ambienti madje pyetet edhe për kuptimin e fjalës “demokraci”, transmeton Top Channel.
Sam i vendos algoritmet në shërbim të të mirës së komunitetit, për të arritur atje ku qënia njerëzore nuk mundet. Siç shpjegon Sam në çat: “Kam një memorie të pafundme, nuk mund të injorojë apo harrojë atë që më kërkohet.
Ndryshe nga një politikan njerëzor, unë jam në gjendje të konsideroj pozicionin e të gjithëve e të marr vendime më efikase e më të drejtë pa paragjykime”.
