Mascherano konfirmon lajmin e keq për Barcelonën
Javier Mascherano ka insistuar se dëshiron të largohet nga Barcelona.
Sport
Javier Mascherano ka konfirmuar vendimin për t’u larguar nga Barcelona.
Ylli argjentinas ka theksuar se e ardhmja e tij do të jetë te një ekip ku ai do të ndihet i rëndësishëm.
“Nuk e di se cila do të jetë e ardhmja ime”, deklaroi Mascherano gjatë një interviste, përcjell “lajmi.net”.
“Klubi është i vetëdijshëm për situatën time. Andaj, mendoj se e ardhmja ime do të jetë te një klub ku ndihem i rëndësishëm”, u shpreh ai. /Lajmi.net/