Mourinho dërgon një përforcim të madh në Inter
Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho i gatshëm ta përforcojë ish ekipin e tij nga Serie A.
Sport
Jose Mourinho është i gatshëm t’i dhurojë ish skuadrës së tij, Inter, një përforcim të madh nga Manchester United.
“Corriere dello Sport” raporton se Mourinho është i hapur për të negociuar një shkëmbim mes Juan Matas dhe Joao Marion.
Por, drejtuesit e Interit kanë një propozim të ri, përcjell “lajmi.net”.
Në vend të spanjollit, ata preferojnë që në ofertë të jetë mesfushori ofanziv armen, Henrikh Mkhitaryan. /Lajmi.net/