Kjo ishte klauzola që e solli Gattuson trajner në Milan
Gennaro Gattuso u rikthye në Milan me një marrëveshje interesante.
Sport
Gennaro Gattuso kishte dhënë premtimin e emërimit në postin e trajnerit në Milan nga koha kur ishte në drejtim të ekipit Primavera.
“Sky Sport” raporton se ish mesfushori i kishte dhënë fjalën drejtuesve të klubit se në rast se shfaqet nevoja e ndryshimit në postin e trajnerit te ekipi i parë, ai do të jetë i gatshëm për të.
Fassone dhe Mirabelli i janë kthyer klauzolës mes tyre duke e angazhuar në vend të Vincenzo Montellas.
Gattuso do të debutojë në postin e trajnerit në Milan në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Benevento. /Lajmi.net/