Hoyt Brian Yee po emërohet ambasador në Maqedoni?!

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni.

Lajme

29/11/2017 13:24

Sipas mediave maqedonase, ky informacion është  konfirmuar edhe nga Departamenti i Shtetit në Washington.

Hoyt Brian Yee do të zëvendësojë Jess Bailey, i cili u emërua në dhjetor 2014.
Yee, dryshe është një diplomat karriere dhe aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretar për Europën dhe Çështjet Europiane në Administratën Amerikane në Washington.
Ai është përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, transmeton Klan Kosova.