Zyrtare: Istogu shkon në rivotim
PZAP-i ka vendosur që të anulohet rezultati i Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit për kryetar të Komunës së Istogut.
Lajme
Kryesuesi i PZAP-it, Mul Deksu i ka thënë lajmi.net se PZAP-i ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ta përsërisë votimin për Kryetar të Komunës së Istogut.
“PZAP-i ka pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe ka vendosur që të anulohen rezultatet e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit 2017, për Rundin e dytë, të mbajtura më datë 19.11.2017, për kryetar Komune në Istog dhe urdhëron Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ta përsërisë votimin e Rundit te dytë të Zgjedhjeve Lokale, për Kryetar të Komunës së Istogut”, ka thënë Desku për lajmi.net.
Ndërsa, Desku është shprehur se PZAP-i ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar te Komunës se Kllokotit nga radha e Subjektit Politik Lista Serbe. /Lajmi.net/