Rasti i 10-të i djegieve të veturave në Mitrovicën Veriore

Vetura e tipit Audi, me targa ilegale të Mitrovicës, në pronësi private të A.A. pjesëtar i nacionalitetit gorar në pjesën veriore të Mitrovicës është djegur mbrëmë.

Lajme

29/11/2017 12:02

Policia e Kosovës dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

“Vetura është djegur në rrugën Ivo Lola Ribar, me mjete ende të panjohura ndezëse. Marrë parasysh se hetimet janë në vazhdim, për motivet nuk mund të flas në këtë fazë”, ka thënë për KoSSev zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti, transmeton lajmi.net.

A.A. është i njohur si prodhues i mishit në këtë qytet dhe dyshohet se djegia e veturës ndërlidhet me veprimtarinë e tij.

Ky është rasti i dhjetë i djegieve të vetura këtë vit në veri të Mitrovicës, kurse i 25-të që nga viti 2014. /Lajmi.net/