Ish presidenti i Barcelonës nuk ka ‘bukë për të ngrënë’
Sandro Rosell nuk ka para as për t'u ushqyer.
Sport
Ish presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell nuk ka para as për t’u ushqyer.
Avokati i tij, Pau Molins ka bërë të ditur se Rosell, i dënuar me burg për evazion fiskal, ka probleme të mëdha financiare.
“Familja e tij është në gjendje të rëndë financiare. Me fjalë tjera, nuk kanë bukë për të ngrënë”, deklaroi Molins, përcjell “lajmi.net”.
Rosell, tash e gjashtë muaj është në burg për evazion fiskal prej 15 milionë euro. /Lajmi.net/