Italia zgjedh kapitenin e ri
Leonardo Bonucci mund ta trashëgojë shiritin e kapitenit te skuadra e Azzurrëve.
Sport
Leonardo Bonucci pritet të emërohet kapiten i ri i Italisë.
Pas pensionimit të portierit Gianluigi Buffon, mbrojtësi i Milanit mund ta trashëgojë shiritin e kapitenit te skuadra e Azzurrëve.
Bonucci është po ashtu kapiten i Milanit pas transferimit në San Siro nga Juventus gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/