Pensionohet Pirlo, kthehet në rol të ri te klubi nga Serie A
Andrea Pirlo ka ofertë të re nga Juventus.
Sport
Andrea Pirlo është pensionuar si futbollist.
Por, ai sërish mund të jetë i angazhuar në futboll.
Juventus ka shprehur interesim për angazhimin e tij në një rol të ri, shkruan e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.
Pirlo ka kaluar një aventurë të suksesshme si futbollist te Juventus, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, presidenti i “Bianconerëve”, Andrea Agnelli ka shprehur gatishmëri për angazhimin e tij në një rol të ri si zyrtar i klubit. /Lajmi.net/