Trajneri i ri i Real Madridit vjen nga Premierliga
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është kandidat për pasardhës të Zinedine Zidane.
Sport
Mauricio Pochettino mund të emërohet trajner i ri i Real Madridit.
Mediat spanjolle raportojnë se trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është kandidat për pasardhës të Zinedine Zidane në bankinën e skuadrës nga Santiago Bernabeu.
Zidane spekulohet se mund të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, Pochettino mund të largohet nga Tottenham duke u angazhuar në drejtim të “Los Blancos”. /Lajmi.net/