“Blick” zbulon trajnerin e ri të Milanit
Milan ka një kandidat ë ri për trajner.
Sport
Vincenzo Montella mund të shkarkohet nga posti i trajnerit në Milan.
Në rast të humbjes në derbin e qytetit kundër Interit, Montella mund të lirohet nga detyra. Kurse, pasardhësi i tij mund të jetë një ish trajner nga Serie A.
E përditshmja zvicerane “Blick” raporton se Vladimir Petkovic është kandidat për postin e trajnerit në Milan, përcjell “lajmi.net”.
Selektori i tanishëm i Zvicrës është më tepër se një ide për pasardhës të Montellas. /Lajmi.net/