Besojeni apo jo, kjo femër është robot (VIDEO)

Përderisa teknologjia po vazhdon të zhvillohet çdo ditë e më shumë, vija mes njeriut dhe makinës është duke u holluar dukshëm.

Auto & Tek

28/09/2017 21:42

Dhe kjo grua android që duket si një grua e vërtetë do t’ju bëjë të besoni se kjo vijë madje është zhdukur krejtësisht.

Videoja e robotit që u prezantua në shfaqjen “Tokyo Game” këtë vit në kryeqytetin e Japonisë është shikuar më shumë se tre milionë herë në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.

Vizitorët në shfaqje mendonin se ky android ishte një njeri i vërtetë, pasi siç tregon edhe videoja më poshtë, roboti duket me të vërtetë shumë real, si në lëvizje ashtu edhe në pamje.

Shikojeni videon e robotit: