Szczesny? Jo, ky portier do ta zëvendësojë Buffonin te Juventus (FOTO)
Juventus kërkon portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak.
Merkato
Kush do të jetë pasardhës i Gianluigi Buffon?
Wojciech Szczesny ka qetësuar tifozët e Juventusit por ai mund të mos jetë portier i ekipit në të ardhmen.
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta është në mision për transferimin e portierit të Atletico Madridit, Jan Oblak, përcjell “lajmi.net”.
Oblak ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te skuadra madrilene duke u konsideruar si një prej portierëve më të mirë në botë.
Ndërsa, Buffon ka paralajmëruar se do të pensionohet pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/