Diego Costa te gjiganti i Serie A

Diego Costan mund ta shohim në Serie A gjatë edicionit të ardhshëm.

Sport

23/07/2017 10:29

Është skuadra e Interit që ka hyrë në garë për të nënshkruar me lojtarin e Chelsea, shkruajnë mediet në Itali.

Costa që iu bashkua Chelsea në vitin 2014, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte, i cili deklaroi se për largimin e sulmuesit ka vendosur që në muajin janar.

28 vjeçari, ka qenë i lidhur edhe me një rikthim te Atletico Madrid, por mos pasja drejtë loje deri në janar të vitit 2018, mund të bëjë që të zgjedh Interin për huazim një vjeçar me të drejtë blerje në fund të sezonit./Lajmi.net/