Musliu-Shoshi: Shpresa për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara po shuhet, kjo betejë nuk përfundon sonte

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka shkruar në lidhje me ligjin për Gjykatën Speciale i cili sipas saj nuk pritet që të votohet sot. Ajo ka thënë se kjo betejë nuk përfundon sonte, ndërsa ka thënë se për të vërtetën tonë nuk dorëzohemi. “Tani adresa është e qartë se kush po refuzon votimin! Sonte, fatkeqësisht,…

Lajme

06/10/2026 20:32

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka shkruar në lidhje me ligjin për Gjykatën Speciale i cili sipas saj nuk pritet që të votohet sot.

Ajo ka thënë se kjo betejë nuk përfundon sonte, ndërsa ka thënë se për të vërtetën tonë nuk dorëzohemi.

“Tani adresa është e qartë se kush po refuzon votimin! Sonte, fatkeqësisht, shpresa që Ligji për Dhomat e Specializuara të votohet po shuhet. Kishim mundësinë të bëheshim bashkë përtej partive, për UÇK-në, për çlirimtarët tanë dhe për të vërtetën e Kosovës. Deri në këtë moment, Kuvendi ende nuk e ka përfunduar votimin në lexim të dytë. JO NË EMRIN TIM!”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: