Kosova afër zgjedhjeve, Gani Geci thotë se po shqyrton mundësinë të jetë kandidat për deputet
Më pak se 4 orë e ndajnë Kosovën nga zgjedhjet e reja. Kaq pak orë nga mbarimi i afatit kushtetues për ta zgjedhur presidentin e ri, transmeton lajmi.net. Duke e parë se marrëveshje mes partive nuk ka, përgatitjet për zgjedhje të reja duket se kanë filluar. Figura e njohur e LDK-së në rajonin e Drenicës,…
Lajme
Më pak se 4 orë e ndajnë Kosovën nga zgjedhjet e reja.
Kaq pak orë nga mbarimi i afatit kushtetues për ta zgjedhur presidentin e ri, transmeton lajmi.net.
Duke e parë se marrëveshje mes partive nuk ka, përgatitjet për zgjedhje të reja duket se kanë filluar.
Figura e njohur e LDK-së në rajonin e Drenicës, Gani Geci ka shfaqur interesimin që të jetë kandidat për deputet.
Geci, dikur ishte deputet, por ka kaluar kohë e gjatë prej se ai ishte pjesë e legjislativit.
Në një postim në Facebook ai ka thënë se po e shqyrton këtë mundësi.
“Të dashur miq, Voto LDK en Nëse shkojmë në zgjedhje, këtë herë do ta shqyrtoj mundësinë që të jem kandidat për deputet nga LDK-ja.
Betohem se do ta mbroj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, pa kompromis.Pres mbështetjen tuaj .”, ka shkruar Geci./lajmi.net/
