Verratti befason të gjithë, transferohet në Premierligë (FOTO)
E ardhmja e Marco Verrattit mbetet e paqartë.
Sport
Mesfushori italian që ka qenë zgjedhja e parë e Barcelonës gjatë gjithë kësaj vere, mund të transferohet në Premierigë, te skuadra e Manchester Unitedit.
Lajmi jepet nga ‘Express.co.uk’, që zbulon edhe dëshirën e 25 vjeçarit për t’u larguar nga kryeqyteti francez, pas qëndrimit pesë vjeçar.
Jose Mourinho po ashtu dëshiron të sjellë një mesfushor qendror në skuadrën e tij para se të fillojë sezoni 2017/2018 në Premierligë, dhe një ofertë 100 milionëshe për Verrattin, nuk do të ishte problem për ‘Djajtë e Kuq’, që do të forconin mesfushën me italianin, për t’i afruar një lojtar cilësor në atë pozicion Paul Pogbas./Lajmi.net/