Kush është idhulli i Bonuccit?
Mbrojtësi i ri i Milanit, Leonardo Bonucci ka thënë se Alessandro Nesta ishte idhulli i tij.
Sport
Madje Bonucci ka theksuar se ishte pikërisht Nesta ai i cili e shtyri që të bëhet mbrojtës.
“Kur u bëra i madh, Nesta ishte idhulli im dhe vendosa të bëhem mbrojtës”, tha ish-lojtari i Juventusit.
“Këta lojtarë kanë shkruar faqe të re në historinë e futbollit”, shtoi Bonucci.
Në fund, mbrojtësi i Milanit premtoi se do të kërkoj suksese me skuadrën e re. /Lajmi.net/