E tepron Reali, ia vendos këtë çmim Chelseas për Danilon
Chelsea nuk do ta ketë të lehtë të sjellë në ‘Stamford Bridge’ mbrojtësin Danilo.
Sport
Skuadra e Real Madridit, tashmë ia ka bërë të ditur londinezëve çmimin e mbrojtësit brazilian.
Conte i cili dëshiron t’ia rris konkurrencën Victor Moses, duhet t’i paguajë Real Madridit 30 milionë euro për 26 vjeçarin.
Danilo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2015, ku ishte transferuar nga portugezët e Portos./Lajmi.net/