“Ciao” Napoli, Hysaj në Premierligë?
Elseid Hysaj mund të transferohet në Premierligë.

Merkato
Elseid Hysaj ditë më parë deklaroi se do të mbetet në Napoli, të paktën edhe në sezonin e ardhshëm. Por, sipas mediave në Britani, reprezentuesi i Shqipërisë mund të transferohet në Premierligë gjatë verës, ku Arsenal dhe Chelsean kanë shfaqur interesim për të.
Radio më e madhe sportive angleze, “TalkSport”, e sheh Elseid Hysajn si një prej alternativave më të mundshme për të zënë te Arsenali vendin e Hector Bellerinit, i cili ndiqet me interes nga Barcelona dhe sipas statistikave të “WhoScored”, bën krahasimin mes lojtarëve.
“Një titullar te skuadra e Serisë Ai, ai është mësuar të luajë në skuadra që kanë zotërimin e topit dhe kjo reflektohet në statistikat e tij. Ai plotëson 16,7 pasime më shumë për ndeshje në krahasim me Bellerin dhe ka një përqindje saktësie pasimi më të lartë se mbrojtësi i Arsenalit. Megjithatë, ai ka më pak pasime “vendimtare”, por realizon më shumë krosime dhe pasime të gjata të sakta për ndeshje”, shkruan “TalkSport”.