“Shpërthen” Antoine Griezmann
Antoine Griezmann ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me spekulimet për të ardhmen e tij.
Sport
Francezi i Atletico Madridit, ditëve të fundit ka qenë në fokusin e medieve, për transferimin në Manchester United, ku po kërkohet me ngulim nga Jose Mourinho.
Por shkrimet që e lidhin me Unitedin, deri më tani kanë qenë të pabaza sipas lojtarit.
“Të gjitha thashethemet janë të pabaza, unë jam një Colchonero. E ardhmja ime do të vendoset pas diskutimeve që do të kem me agjentin tim”, ka shkruar lojtari./Lajmi.net/