Çështja e të zhdukurëve do të jetë kusht në dialog (Video)

Zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në datën 11 qershor do të jenë një test për votuesin e Kosovës dhe një sfidë e brendshme ndërmjet kandidatëve të rinj dhe kandidatëve të vjetër.

Lajme

24/05/2017 22:56

Që në legjislacionin e parë vazhdimisht në Kosovë janë zgjedhur deputetë fytyra të vjetra por nënkryetari i rinisë së partisë demokratike të Kosovës Andin Hoti mendon se ka ardhur koha që në kuvendin e Kosovës të bejnë pjesë edhe fytyra të reja.

Djali i një prej figurave të rëndësishme të Kosovës i Ukshin Hotit, është shprehur për Tribuna Channel se ka vendosur të garojë për deputet për një fillim të ri të Kosovës.

Ndërkaq, ai ka thënë se në rast se zgjidhet deputet në kuvendin e Kosovës një nga kauzat që do mbrojë do të jetë edhe çështja e të zhdukurëve.

YouTube player