Makron kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Presidenti francez, Emanuel Makron ka kërkuar që të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në vend pas sulmit terrorist në sallën e koncerteve në Mançester, transmeton lajmi.net.
Bota
Makron do të kërkojë nga Parlamenti të zgjatë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 1 nëntor, e cila do të jetë hera e gjatë për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme.
Presidenti francez i kërkoi qeverisë që të përgatis një projektligj mbi forcimin e përhershëm të masave të sigurisë pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme, shkruan AFP. /Lajmi.net/