Zyrtare: Identifikohet i dyshuari për sulmin vetvrasës në Manchester
Sulmi i mbrëmshëm në qytetin e Manchesterit la të vrarë rreth 22 njerëz duke përfshirë edhe fëmijë, kurse u plagosën 59 tjera.
Bota
Policia tashmë e ka konfirmuar se i dyshuari kryesor për kryerjen e këtij sulmi është Salman Abdi, transmeton lajmi.net
Besohet se ky person ka udhëtuar me tren nga Londra në Manchester, të paktën kështu kanë deklaruar dy zyrtarë amerikanë që kanë pasur kontakt me autoritetet britanike.
Siç u tha, sulmuesi ishte i njohur për Policinë e Britanisë edhe para sulmit.
Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e ka marrë Shteti Islamik – ISIS. /Lajmi.net/