Haradinaj nga Gjakova: Me punë të pandalshme do ta bëjmë të ardhmen e sigurt
Kanidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj sot ka vizituar qytetin e Gjakovës.
Lajme
Ai ka biseduar me studentët për vizionin e një Kosove ndryshe siç e ka cilësuar Haradinaj, transmeton lajmi.net
“Me studentët në Gjakovë biseduam për Kosovën e nesërme. Për angazhimin e përbashkët, për vizionin e një Kosove ndryshe, më të përparuar, më të dinjitetshme, me arsim më të zhvilluar që iu hap perspektivë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Ai ka premtuar se me dashuri dhe punë të pandalshme do ta bëjnë atdheun e sigurt.
“Me dashuri për atdheun, me punë të pandalshme ta bëjmë të ardhmën e sigurt!”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/