“Bomba” nga Spanja, Modric transferohet në Serie A për 50 mln
“Bomba” e ditës së sotme vjen nga Spanja.
Sport
Mediet e këtij vendi së bashku me ato italiane, shkruajnë se Real Madrid është i gatshëm ta shes Luka Modricin për 50 milionë euro.
Është skuadra e Milanit që kryeson garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit kroat, që ka qenë lojtari kryesor i Realit në sukseset e viteve të fundit.
Milani me pronar të rinj kinez, dëshiron të nis një projekt të ri e gjigant, duke afruar lojtarë të klasit botëror siç është Modric.
Kujtojmë se Milan deri më tani ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Villarreal, Mateo Musacchio, anësorit Kessie të Atalantës dhe mbrojtësit zviceran të Wolfsburgut, Rodrigez, ku kanë mbetur vetëm të zyrtarizohen./Lajmi.net/