‘Dridhet’ Bayerni para ndeshjes me Realin (FOTO)
Bayern Munich shënoi fitore të rëndësishme në Bundesligë ndaj Augsburgut, por humbi një lojtar shumë të rëndësishëm.
Sport
Bavarezët që mposhtën 6-0 Augsburgun, kanë mbetur pa Thomas Mullerin.
Reprezentuesi gjerman që shënoi dy gola në këtë ndeshje, ka pësuar një lëndim që pritet t’i kushtojë rëndë atij.
Ai sot nuk është stërvitur me skuadrën, dhe ky lajm sigurisht që e shqetëson trajnerin Carlo Ancelotti, kur kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të sezonit.
Kujtojmë se Bayerni ka të lënduar edhe portierin Manuel Neuar./Lajmi.net/