“Cigarja e fundit” projekti më i ri i Mihrije Brahës (Foto)
Këngëtarja Mihrije Braha ka paralajmëruar projektin e saj më të ri, të cilit do t’ia bëjë edhe klipin.
ShowBiz
Mihrija përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka sjellë një imazh nga klipi më i ri i saj, shkruan lajmi.net.
Ndër të tjera, këngëtarja bëri të ditur se kënga do të jetë me tekst dhe muzikë të Kreshnik Avdiut, ndërsa regjia është bërë nga Blerdi Malushi dhe Kastriot Saqipi.
Duket se Mihrija do të vije më ndryshe se herave të tjera në këtë klip, në bazë të fotografisë ajo shihet e veshur me një këmishë, kopsat e së cilës janë pothuajse të palidhura. /Lajmi.net/
