Prita me armë në Rrugën e Kombit, denoncimi i kosovarit: Policia nuk i ndaloi kërcënuesit
Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit. Persona të armatosur i kanë zënë pritë dy udhëtarëve nga Kosova të cilët mësohet se ishin nisur për në vendlindjen e tyre.
Lajme
Por pas publikimit të lajmit nga SYRI.net është zbuluar dhe denoncimi dhe kërkesa për ndihmë e dy shqiptarëve nga Kosova.
“Përshëndetje.
Ju lutem na ndihmoni. Kushurit tane nga Kosova:
Rexhep Bunjaku
Liridon Pllana
Ndodhen në rajon e policisë Lezhë sepse disa persona i kanë kërcënuar me armë.
Policia jo vetëm që nuk po i ndihmon, por personat kërcënues qëndrojnë përpara rajonit dhe flasin me policë duke prit që të dalin njerëzit tanë. Ata janë nis për Ulqin dhe kanë frikë të largohen nga Rajoni.
Ju lutem na ndihmoni se ata kërcënohen me jetë.
Respekte”, ka qenë mesazhi i njërit prej familjarëve të shqiptarëve nga Kosova të cilët kishin shkuar në ambientet e Policisë së Lezhës. Më pas dy udhëtarët janë shoqëruar nga policia shqiptare deri në doganën e Morinit,
Në pamje janë pikërisht disa prej momenteve kur policia shoqëron me makinë dy qytetarët nga Kosova.
Policia thotë se ka nisur hetimet për personat që kanë dalë e kanë bërë pritën, por nga ana tjetër denoncuesi tregon se këta persona kanë qenë përballë komisariatit të Policisë së Lezhës, por nuk janë arrestuar.