Protestat nuk ndalen në Tiranë, qytetarët mbajnë tubimin e 66-të radhazi

Në Tiranë është zhvilluar këtë të martë protesta e 66-të qytetare, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë kundër qeverisë. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë. Edhe në këtë tubim nuk munguan thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.…

Lajme

04/08/2026 22:49

Në Tiranë është zhvilluar këtë të martë protesta e 66-të qytetare, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë kundër qeverisë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.

Edhe në këtë tubim nuk munguan thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrësit përsëritën kërkesat e tyre të mëparshme për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa brohoritën slogane si: “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama, jepe dorëheqjen”.