Bunjaki të hënën e bën publike listën e Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, më 20 mars (e hënë), do ta publikojë listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen me Islandën.

Sport

17/03/2017 23:13

Kosova në Shkodër më 24 mars, zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

E lista me lojtarët e ftuar për këtë ndeshje shumë të rëndësishme, do të bëhet e ditur ditën e hënë. Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

Sigurisht që risia më e madhe në këtë grumbullim do të jetë ardhja e sulmuesit Besart Berisha./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6