Futbollistët e Milanit befasojnë me vendimin e tyre pas humbjes nga Juventus (FOTO)
Futbollistët e Milanit ishin shumë të revoltuar pas humbjes nga Juventus me rezultat 2:1.
Sport
Juventus – Milan u mbyll me tension pas penalltisë së akorduar në sekondat e fundit në favor të skuadrës vendase e të shndërruar në gol nga Paulo Dybala, për fitoren 2:1.
Andaj, asnjë nga futbollistët e “Rossonerëve” nuk u paraqit në zonën e medieve për të dhënë deklarata për gazetarët e pranishëm në “Juventus Stadium”, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
Ata kanë zgjedhur heshtjen për t’u munduar të qetësojnë tensionet e mëdha që përcollën përfundimin e takimit. /Lajmi.net/