Frikë e madhe për tifozët e Juventusit, gëzohen Reali dhe Barcelona (FOTO)
Paulo Dybala dhe Juventus kanë hasur në një shtyrje të re në negociatat për vazhdimin e kontratës së sulmuesit argjentinas.
Merkato
Paulo Dybala ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re në Juventus.
Palët kanë hasur në një shtyrje të re në negociatat për vazhdimin e kontratës së sulmuesit argjentinas.
“Menaxheri im është dashur të kthehet në Argjentinë për lindjen e djalit”, deklaroi Dybala për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
“Kjo nënkupton se duhet të presim ende, por jam optimist, kontrata e re do të vjen”, theksoi ai.
Vonesa e re ka shtuar shpresën e Real Madridit dhe Barcelonës për transferimin e tij pas përfundimit të këtij sezoni.
Dybala ka kontratë me Juventusin deri më 2020. /Lajmi.net/