Atletico Madrid zbulon ekipin e Simeones për sezonin 2017/18
Atletico Madrid nuk ka frikë për largimin e mundshëm të trajnerit Diego Simeone.
Sport
Diego Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madrid.
Drejtori sportiv i klubit, Luis Caminero ka konfirmuar se nuk ekziston asnjë problem për vazhdimin e qëndrimit të argjentinasit në drejtim të ekipit nga Vicente Calderon.
“Ai dhe stafi i tij na kanë siguruar se janë shumë të lumtur këtu”, deklaroi Caminero për “Kicker”, përcjell “lajmi.net”.
“Simeone është 100 për qind i përqendruar në Atletico Madrid, nuk kemi arsye të frikësohemi”, shtoi ai. /Lajmi.net/