Ronaldo e nguc Lopezin, skuqet kur sheh se këto fjalë të tij janë incizuar
Cristiano Ronaldo është tallur me portierin e Espanyolit, Diego Lopez, të cilin në të kaluarën e ka pasur bashkëlojtar te Real Madridi.
Sport
Real Madrid ka mposhtur 3:0 Espanyolin në ‘Santiago Bernabeu’ në kuadër të La Ligas.
Para fillimit të ndeshjes, Ronaldo në tunelin e stadiumit takoi Diego Lopezin, me të cilin nuk hezitoi të tallet, për mbjelljen e flokëve që ka bërë ky i fundit.
“Hej Diego, ju keni vendosur 3,600 qime në kokë”, ishin fjalët e Ronaldos, i cili u skuq kur kuptoi se dikush po e incizonte./Lajmi.net/