Milan s’ka të ndalur, edhe një përforcim (FOTO)

Milan vazhdon të jetë në kërkim të përforcimeve.

Merkato

24/01/2017 11:07

Gerard Deulofeu është transferuar zyrtarisht në Milan.

Por, ai nuk pritet të jetë përforcimi i vetëm i “Rossonerëve”, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit nga San Siro i kanë ofruar Genoas mundësinë e shkëmbimit të sulmuesit M’Baye Niang me mesfushorin Lucas Oscampos, përcjell “lajmi.net”.

Palët janë të gatshme të negociojnë shkëmbimin, në tentim për të realizuar marrëveshjen. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6