Pas 18 viteve, vajza e rrëmbyer njihet me prindërit biologjikë (Foto)

Kamiah Mobley dhe gruaja që për një kohë të gjatë kishte besuar se ishte nëna e saj, ishin "gjithmonë të lumtur, gjithmonë bashkë", në një qytet të vogël në Walterboro, Karolinën Veriore. Një mike e familjes, Melissa Hiers, tha se "ishin sikur shoqe të ngushta."

Lifestyle

15/01/2017 09:54

 

Në Jackonwille, Florida, kur Mobley ishte vjedhur nga nëna e saj si e mitur, nëna biologjike do të bënte çdo vit nga një torte për të festuar ditëlindjen e vajzës së munguar, transmeton lajmi.net

“Do të ishte gjëja më e lumtur në botë për mua…ta mbaja fëmijën tim dhe ta di se ajo nuk po shkon dikund tjetër”, është shprehur Shanara Mobley, duke kujtuar vitin 1998 kur ia vodhën vajzën.

Historia e jetës së Mobleyt është e ndarë mes dy familjeve që janë larg 175 milje larg mes vete.

 

Gloria Williams u arrestua për kidnapim.

1998
Ditën që u zhduk Mobley, kidnapuesja e veshur si infermiere, ishte kapur nga kamerat në spital.
Shanara Mobley, e cila ishte atëkohë 16 vjeçare, ju kishte thënë hulumtuesve se gruaja e veshur si infermiere kishte hyrë në dhomën e saj të spitalit.
Shanara mendonte se ajo ishte e punësuar në spital. “Ju lutem ma ktheni vajzën”, kishte thënë duke dënesur gjatë intervistës për WJXT gjatë asaj kohe. “Nëse keni pasur shtatzëni të rreme ose s’mund të keni fëmijë, imagjioni si mund të ndihem unë…Është fëmija im i parë.”

Gjatë këtyre viteve, autoritetet kanë pranuar më shumë se 2,500 lloje të ngjajshme me rastin. Ndërkaq, ADN-ja e Mobleyt rezultoi të ishte e saktë gjatë javës së kaluar, kur ajo e bëri testin.

 

Familja është ribashkuar!

Mobley, tashmë 18 vjeçare, ka takuar prindërit e saj biologjikë për herë të parë të shtunën, raporton WJXT. Babai i saj biologjik, Craig Aiken, ka thënë se bashkimi ka ndodhur në stacionin e policisë në Walterboro. Ai tregon që i ka thënë të bijës që e do shumë.
“Takimi i parë ishte i bukur,” u ka thënë Aiken policisë. “Është ndjenjë që nuk mund të shpjegohet.”

Testi i ADN-së ka rezultuar që Mobley është fëmija i Aiken-it, e njejta vajzë që si foshnje u rrëmbye në spitalin e Floridës në korrik të vitit 1998 nga një grua që u paraqit si infermiere.

Gloria Williams, 51 vjeçare, për të cilën Mobley besonte se ishte e ëma e saj, është akuzuar për rrëmbim.
Autoritetet thonë se ajo kishte rregulluar dokumentet për të ndërruar identitetin e Mobleyt. /Lajmi.net/