Pejë: Nën ndikim të alkoolit, burri rrah gruan
Më datë 31 dhjetor në Pejë është raportuar për një dhunë familjare.
Lajme
Sipas burimeve të policisë, i dyshuari mashkull ka shkaktuar dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij femër e cila ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.
I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit kur ka përdorur dhunë fizike.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima me vetë dëshirë u dërgua në strehimore. /Lajmi.net/