Haradinaj: Protezat për invalidët e luftës janë detyrim i shtetit, jo luks

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Komisioni për Buxhet nuk e ka mbështetuar amandamentin për ndarjen e një milionë eurove shtesë për proteza për invalidët e luftës. Ai ka thënë se është e papranueshme që ata që dhanë gjymtyrët dhe shëndetin për lirinë e Kosovës, sot të lihen në harresë nga kjo qeveri.…

Lajme

21/10/2026 13:13

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Komisioni për Buxhet nuk e ka mbështetuar amandamentin për ndarjen e një milionë eurove shtesë për proteza për invalidët e luftës.

Ai ka thënë se është e papranueshme që ata që dhanë gjymtyrët dhe shëndetin për lirinë e Kosovës, sot të lihen në harresë nga kjo qeveri.

“Mosmbështetja e amendamentit për ndarjen e një milion eurove shtesë për proteza dhe pajisje mjekësore për invalidët e luftës është e dhimbshme dhe dëshmi e mungesës së kujdesit nga ana e pushtetit ndaj kësaj kategorie të shenjtë. Proteza për një invalid të luftës nuk është luks, por domosdoshmëri. Këto pajisje duhet të ndërrohen periodikisht, ndërsa kostoja e tyre është e papërballueshme për shumë prej tyre. Është detyrim i shtetit që t’ua sigurojë, e jo t’i lërë të kërkojnë ndihmë te miqtë dhe bashkatdhetarët në diasporë”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: