Dështon mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, për shkak të mungesës së kuorumit. Kryesuesi i komisionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Farush Rexhepi, tha se ftesat dhe materialet për mbledhje ishin dërguar me kohë, por mungesa e kuorumit pamundësoi vazhdimin e saj. “Komisioni numëron 12 anëtarë gjithsej…
Lajme
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryesuesi i komisionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Farush Rexhepi, tha se ftesat dhe materialet për mbledhje ishin dërguar me kohë, por mungesa e kuorumit pamundësoi vazhdimin e saj.
“Komisioni numëron 12 anëtarë gjithsej dhe duhet të jenë të pranishëm së paku shtatë anëtarë. Mungon kuorumi dhe, në mungesë të kuorumit, nuk mundemi ta zhvillojmë mbledhjen”, theksoi ai.
Rexhepi propozoi gjithashtu formimin e një grupi komunikues në ËhatsApp për anëtarët e komisionit, me qëllim të lehtësimit të komunikimit dhe koordinimit mes tyre.