Ky është lojtari i Realit që tifozët e Barcelonës po e ëndërrojnë ta kenë në skuadër (FOTO)
Nëse pyet një tifoz të Barcelonës se cilën skuadër urren, sigurisht që pa u hamendur dhe me përgjigje të shpejtë, do të thoshte Real Madridin.
Sport
Por tifozët katallan, bëjnë lëshime kur bëhet fjalë për lojtarët që luajnë në skuadrën nga kryeqyteti spanjoll.
Këtë e ka vërtetuar një sondazh që është bërë nga ‘MundoDeportivo’.
Tifozët e Barcelonës kanë përzgjedhur mesfushorin Luka Modric, si lojtarin që do të dëshironin nga shihnin në skuadrën e tyre pas afatit kalimtar të janarit, përcjell lajmi.net.
Edhe Modric nuk mund të thuhet se nuk ka simpati për Barcelonën, me fanellën e së cilës skuadër edhe është fotografuar gjatë kohës sa ishte pjesë e Tottenhamit në Premierligë.