Tifozët në Beograd: “UEFA është mafi e Kosova është Serbi!” (Video)

Ndeshjet midis dy skuadrave të Beogradit – Vozhdovcit dhe të Zvezdës zakonisht ndiqen nga një numër i vogël tifozësh, kjo e fundit u ndoq nga 1400 sish.

Lajme

05/12/2016 14:02

Mediet serbe raportojnë se ndër ta më të zhurmshëm ishin ata të Crvena Zvezdës. Këta kishin mesazh edhe për zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë.

Kohë më parë me kërkesë të UEFA-s, Zvezda u ndëshkua me 200 mijë dinarë (1 euro rreth 123 dinarë) për shkak të transparentit të shpalosur në ndeshjen në Suboticë: “UEFA mbështet terrorizmin”. Ky ka qenë preteksti që tifozët e këtij klubi të këndojnë: “ Federata e Futbollit, ti je turpi shtetit të Serbisë!”.

Pastaj i ftuan edhe tifozët e Vozhdovacit të këndojnë bashkë, dhe ata iu bashkuan në këngën: “UEFA është mafi e Kosova është Serbi!”

Mediet serbe theksojnë se nuk është hera e parë që më interesante në ndeshjet e Superligës së Serbisë është tribuna sesa fusha ku rrokulliste topi.

Nuk dihet nëse do të ndëshkohet kjo sjellje e tifozëve serbë, të cilët nuk ngurrojnë ta “ngatërrojnë” Kosovën me sportin, si dikur në kohën e regjimit të Millosheviqit.

YouTube player